Blushi: Tirana dhe Shqipëria meritojnë një Qeveri më të mirë, një Qeveri të njerëzve dhe për njerëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 18:24
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se Tirana dhe Shqipëria meritojnë një Qeveri më të mirë, një Qeveri të njerëzve dhe për njerëzit!
Postimi:
Njësia 7
Takojmë çdo ditë të rinj dhe pensionistë, të papunë dhe biznesmenë të vegjël, qytetarë të thjeshtë, të ndershëm, punëtorë dhe patriotë!
Të gjithë mezi presin të votojnë për Nr.1, për minimumin jetik 200 euro, për rritjen e pensioneve me 20%, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro.
Kudo ndihet nevoja për Ndryshim!
Tirana dhe Shqipëria meritojnë një Qeveri më të mirë, një Qeveri të njerëzve dhe për njerëzit!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!
VOTO ILIR METAJ - QARKU TIRANË
