Me VIDEO/ Ky është momenti kur autori i atentatit ndaj Renato Hoxhajt largohet mes pallatesh/ Ngjarja, dyshohet për ...
“Ora News” siguron momentet kur autori i atentatit ndaj Renato Hoxhajt largohet mes pallatesh menjëherë pas ekzekutimit të 58-vjeçarit.
Siç shihet dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, autori është i maskuar krejtësisht teksa shfaqet duke u larguar qetësisht nga vendngjarja.
DYSHIMET PËR HAKMARRJE
Renato Hoxhaj, ka qënë komshi me Sokol Sinomatin e Vlorës, i cili njihet ndryshe me nofkën "Buzderi".
Ai shërbente dhe si rroje i banesës së Sinomatit në lagjen Hajro Çakëri që ndodhet në zonë.
Vrasja besohet shumë se është kryer pikërisht për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në qytet, ku 1 vit më parë Sokol Sinomatit, i vranë dhe djalin me snajper Gëzim Sinomati.
Pamjet filmike tregojnë një person të shëndoshë, por dyshohet se ka vënë bark artificial.
Kamera me e erët tregon momentin kur autori inkrimit ka shkuar në vendgjarje, ndërsa kamera më e zbardhur tregon largimin e autorit të krimit, pasi ka mbaruar vrasjen e Renato Hoxhaj.

