Arsenal-PSG/ Anglezët tundin rrjetën, por VAR-i shpëton francezët nga barazimi

Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.

Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Ndërsa fraksioni i dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit.

Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.  Rezulati vazhdon 0-1.