Ekskluzive/ "Janë nga Tirana, janë civilë" Zbardhet bisedat në Whatsapp të familjareve të Agron Kapllanajt

Automjetit tip Benz që po lëviznin forcat operacionale dhe agjentet e BKH-së pasi është fotografuar ka kaluar më dosa biseda në Whatsapp.

Policia teksa ka kryer shoqërimin e personave të dyshuar në konflikt iu ka marrë edhe telefonat ku me pas janë përdorur si prove materiale.

Në aplikacioni "Whatsapp" nga këqyrja e bisedave në këtë aplikacion rezulton se janë 3 (tre) biseda që paraqesin interes për hetimin.

Një bisedë është mes Ledioni dhe Redonit. Sipas gazetarit te Ora News Edison Vatnikaj ky i fundit i ka dërguar një fotografi ku duket një automjet i fotografuar në pjesën e pasme, i markës "Mercedes-Benz" model "ML 4 Matic", ngjyrë Gri dhe zhvillohet biseda si më poshtë:

Redoni: Ja lashë porosi. Po e panë ta ndalojnë, por nuk del në sistem. Më thuaj ca t’duhet Ledi.

Ledioni: ok ska gjë se jam këtu ne komisariat.

Redoni: ca tduhet me thuaj. Kush policia ishin.

Ledion: ishin Civil.

Redon: po ca quhen. Ca donin.

Ledioni: se di fare janë nga Tirana

Redon: po ca donin ata.

Ledioni: kisha ardh dy her te pika ne portez kishin ber filmime dhe kishin shar përgjegjësin

Redon: po ca kane ata. Ca po t thon aty.

Ledion: se di po presim

Redon: ok