Gjysëmfinalja e Championsit/ Publikohen formacionet zyrtare të Arsenal-PSG

Katër skuadra, dy vende për në finale.

Mbrëmjen e sotme nisin gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, me sfidën mes dy skuadrave që nuk e kanë fituar kurrë këtë trofe: në “Emirates Stadium”, Arsenali dhe Paris Saint-Germain janë gati të luftojnë për të mbajtur gjallë ëndrrën.

Ja formacionet zyrtare: nuk ka surpriza nga Luis Enrique, i cili lë jashtë Lucas Hernandez, Barcola dhe Zaire-Emery, duke zgjedhur Doue, Ruiz dhe Pacho.

Nga ana tjetër, Arteta i beson Trossard dhe Martinellit, të cilët formojnë treshen sulmuese bashkë me Saka.

Calafiori dhe Jorginho janë jashtë formacionit, Partey është i pezulluar dhe në stol janë ulur shumë të rinj.

Gjysëmfinalja e Championsit/ Publikohen formacionet zyrtare të