Fëmija amerikan nuk është mbrojtje! Cari i Kufirit: Nuk i jep asnjë imunitet prindërve emigrantë para ligjit
Tom Homan, cari kufitar i administratës Trump, deklaroi se të kesh një fëmijë që është shtetas amerikan nuk të mbron nga zbatimi i ligjeve të emigracionit në Shtetet e Bashkuara, duke iu referuar
Ai theksoi se ky fakt nuk ofron asnjë imunitet ligjor dhe nuk ndikon në vendimet që merren për deportim.
Kjo deklaratë erdhi në vazhdën e një rasti të diskutueshëm, ku javën e kaluar u deportuan në Honduras tre fëmijë të vegjël me shtetësi amerikane njëri prej të cilëve vuante nga kanceri së bashku me nënat e tyre.
Homan komentoi rastin duke thënë se vendimi për të marrë me vete fëmijët u mor nga nënat e tyre, jo nga autoritetet amerikane.
Sinkron Prindërit e tyre zgjodhën t’i marrin me vete, nuk ishte një vendim i qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ne thjesht lejuam që fëmijët të largoheshin bashkë me nënat, siç e kërkuan.
Ndërkohë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se presidenti Trump pritet të nënshkruajë së shpejti dy urdhra të rinj ekzekutivë që lidhen me politikat e emigracionit.
Njëri prej tyre parashikon publikimin e një liste zyrtare të të ashtuquajturave qytete strehë zona që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të emigracionit. Detajet për urdhrin tjetër ende nuk janë bërë publike.
Leavitt përmendi gjithashtu një operacion të fundit të zbatimit të ligjit në një klub nate të palicensuar në Colorado Springs, ku autoritetet ndaluan mbi 100 emigrantë pa dokumente dhe sekuestruan armë zjarri dhe substanca narkotike.
Sipas Administratës për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës DEA, gjithsej 114 persona u arrestuan dhe u transportuan me autobusë për procedura ligjore dhe mundësi deportimi.
Që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, mijëra emigrantë pa dokumente janë ndaluar në të gjithë vendin, ndërsa administrata ka shpeshtuar operacionet e saj për kontrollin e kufijve dhe zbatimin e ligjeve në këtë drejtim.
