Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place. Rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, flakët janë përhapur edhe në një banesë ngjitur. Ndërkohë banorët janë këshilluar që të mbajnë dritaret mbyllur dhe të shmangin zonën për shkak të tymit që ka përfshirë vendin.