Nuri: Rreth 35 denoncime për krime zgjedhore në SPAK dhe prokuroritë, shumë pak të nisura vetë

Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ-së tha se Ora News se për krime zgjedhore ka një shtesë të referime që kanë shkuar në 20, por jo të gjitha çështjet hetohet nga SPAK, por janë edhe prokuroritë e rretheve.

Nuri: Të gjitha denoncimet janë shqetësuese, dhe një denoncim që duket i vogël për janë çështje jo madhore, në atë komunitet lokal krimi zgjedhor ndikon në rezultat. Prandaj shkeljet elektorale janë shumë të rëndësishme, që po ndodhin masivisht.

SPAK më është përgjigjur me një shkresë që i kam dërguar. Ka një shtesë të referime që kanë shkuar në 20, por jo të gjitha çështjet hetohet nga SPAK, por janë edhe prokuroritë e rretheve. Janë rreth 35 çështje në total. Do të shohim se çfarë rezultatesh do të sjellin. Ne kërkojmë të dimë sa hetime janë nisur pa denoncime, por nga vetë SPAK-u! Janë vetëm 5.