Aksident i rëndë te Tuneli i Kalimashit, dyshohet për…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 10:57
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit.
Mësohet se dy makina janë përplasur në dalje të tunelit në Kukësit.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

