Sulmi ter**rist, India mbyll kufirin me Pakistanin: Ata që e bënë do përballen shpejt me përgjigjen
India ka mbyllur një kufi tokësor të rëndësishëm me Pakistanin, ka anuluar një marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve pakistanezë nën një skemë përjashtimi nga viza, pas sulmit të së martës nga militantët islamikë në Kashmir, ku u vranë 26 turistë.
Sulmi i ndodhur në Pahalgam, në Kashmirin e administruar nga India, me vdekjen e 26 turistëve civilë dhe plagosjen e shumë të tjerëve ka shkaktuar edhe tensione diplomatike me Pakistanin.
Sulmi, i kryer me armë zjarri ndodhi në zonën pranë maleve Himalaje, i njohur për vizitorët indianë, është ngjarja më tragjike në rajon që nga viti 2019 dhe ka shkaktuar tronditje të thellë në të gjithë vendin.
Policia akuzoi rebelët për organizimin e sulmit, i cili shkaktoi zemërim dhe tërhoqi dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump.
Ndërsa India ka reaguar menjëherë me masa hakmarrëse, përfshirë mbylljen e pikave kufitare me Pakistanin, pezullimin e një traktati të rëndësishëm për ndarjen e ujit dhe dëbimin e diplomatëve pakistanezë.
Ministri i Mbrojtjes, Rajnath Singh, ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ushtarake kundër autorëve dhe organizatorëve të sulmit.
Duke shpallur uljen e marrëdhënieve me Pakistanin, sekretari i jashtëm i Indisë, Vikram Misri, u tha mediave se lidhjet ndërkufitare me sulmin ishin “zbuluar” në një takim të veçantë të kabinetit të sigurisë, pas së cilit u vendos që të ndërmerreshin masa.
Me tëj ai tha se India do të pezullojë traktatin për ujin e Indusit “derisa Pakistani të heqë dorë në mënyrë të besueshme dhe të pakthyeshme nga mbështetja për terrorizmin ndërkufitar”.
Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka bërë të ditur se kryeministri i tij, Shehbaz Sharif, do të kryesojë një mbledhje të komitetit të sigurisë kombëtare të enjten për të reaguar.
Ekspertët paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një krizë serioze mes dy vendeve, të cilat janë të armatosura me armë bërthamore.
Historia e tensionuar mes Indisë dhe Pakistanit e bën këtë moment veçanërisht delikat, me rrezikun e një përplasjeje të re ushtarake në horizont.

