SHBA ndërpret fondet për viktimat e krimit dhe oficerët e policisë
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ndërprerë 365 grante që mbështesnin viktimat e krimit dhe oficerët e policisë, duke prekur miliona dollarë fonde. Ky vendim është marrë në kuadër të riorientimit të prioriteteve nga administrata Trump. Disa nga organizatat e prekura kanë njoftuar se do të ndjekin rrugën e apelimit për rivendosjen e fondeve.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka anuluar qindra grante që mbështesnin programe për policinë dhe viktimat e krimit. Fonde të cilat shkonin për shërbime për viktimat e dhunës seksuale, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shëndetin mendor të oficerëve të policisë.
Sipas dokumenteve të brendshme, të paktën 365 grante të financuara nga Zyra e Programeve të Drejtësisë u ndërprenë të martën.
Jean Bruggeman, i cili drejton rrjetin jofitimprurës Freedom Network USA, i cili ndihmon viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, tha se anulimi i papritur i fondeve pa paralajmërim mund t'i lërë viktimat e cenueshme të abuzimit në familje në rrugë pa qasje në strehim.
Pam Bondi, Prokurore e Përgjithshme, theksoi se janë anuluar ato grante të cilat nuk përputhen me prioritetet e administratës së Presidentit Donald Trump.
Zëvendës Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Maureen Henneberg njoftoi se prioritetet e reja të financimit do të fokusohen për luftimin e krimit të dhunshëm, mbrojtjen e fëmijëve amerikanë dhe mbështetjen e viktimave amerikane të trafikimit dhe sulmeve seksuale.
Nderkohe per grantet e hequra Vendimi ka prekur dhjetëra miliona dollarë në fonde, Departamenti Amerikan i Drejtësisë ofroi një afat 30-ditor për apelimin e këtyre anulimeve.

