LAMTUMIRË ATI I SHENJTË! Ambasada e Vatikanit në Tiranë pret ngushëllimet për Papa Françeskun! Ja kush nga Kleri Shqiptar do jetë në ceremoni
Ambasada e Vatikanit në Tiranë hapi dyert për ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Në dhomën e pritjes u vendos fotografia e Papës me shirit të zi dhe libri i zisë ku qytetarë dhe zyrtarë lanë mesazhet e tyre. Ndër të parët që shprehën ngushëllime ishin Imzot Arjan Dodaj, Sali Berisha dhe kryegjyshi Baba Mondi.
Ambasada e Vatikanit në Tiranë hapi dyert për ngushëllime pas vdekjes së Papa Françeskut!
Fotografia e Papës me shiritin e zi qëndronin në dhomën e ngushëllimit së bashku me librin e zisë!
Kryeipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj ishte I pari që e shkruajti mesazin e tij për Atin e Shenjtë.
“I dashur Papa Françesku,
Na ke dashur shumë e të kemi dashur shumë!
Faleminderit që na solle Zotin afër me afrimitetin tënd! Lutu për ne nga qielli që të dimë t’i shërbejmë Zotit dhe kishës e çdo njeriu ashtu sikurse ke bërë ti.
Nga qielli na Beko!
Faleminderit në amëshim!
Pusho në Paqen e Krishtit të Ringjallur dhe në krahët e Virgjëreshës Mari!
Arjan Dodaj F.d.C”, thuhet në tekstin e shënimit të lënë nga Arjan Dodaj.

Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ngushëlloj të ngarkuarin me punë të ambasadës dhe la edhe ai mesazhin e tij.
Mesazh ngushëllimi shkroi edhe kryegjyshi botëror Baba Mondi.

Përfaqësues të ambasadave dhe qytetarë shprehën ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut.
Varrimi i Papës do të bëhet të shtunën ndërsa pritet në javët në vijim që Kardinalët të mblidhen në Konklavë dhe të zgjedhin pasuesin e ri të Kishës Katolike për të vijuar papatin!
KONFIRMUAR për shkuarjen dhe pjesëmarrjen në Ceremoninë e Lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku do të jenë delegacionet nga:
Kisha Katolike e Shqipërisë:
1- Shtz Arqipeshkvi i Shkodrës dhe Pultit - Imzot Giovanni Peragine
2- Arqipeshkvi Mitropolit Tiranë – Durrës, Imzot Arjan Dodaj
Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane:
1-Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Dede Edmond Brahimaj
2- Ferdinand Samarxhi
Nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë:
1-Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi
2- Episkopi i Krujës, Hirësi Anastas Mamaj.