Sulmi në Kashmir, shkon në 26 numri i turistëve që humbën jetën, dhjetëra të tjerë të plagosur

Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin e Kashmirit të kontrolluar nga India.
Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën të paktën 26 turistë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Policia njoftoi se sulmi ndodhi rreth pesë kilometra nga qyteti turistik i Pahalgamit, në një zonë të diskutueshme që ka qenë shpesh një pikë atraksioni për turistët, veçanërisht ata indianë.

Zyrtarët e policisë kanë fajësuar një grup militantësh që luftojnë kundër sundimit indian në Kashmir, si autorë të sulmit. Sipas dëshmive, të paktën katër militantë kanë hapur zjarr mbi turistët nga një distancë e afërt.

“Ky sulm është shumë më i madh se çdo gjë që kemi parë të drejtuar ndaj civilëve në vitet e fundit,” tha Omar Abdullah, një nga liderët kryesorë të rajonit, në mediat sociale.