Astronomët po ndjekin një planet që po shpërbëhet
Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet të vogël shkëmbor që rrotullohet në mënyrë të rrezikshme afër diellit të tij.
Sipërfaqja e tij po avullohet për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, duke lënë pas një bisht pluhuri mineral rreth 9 kilometra të gjatë.
Që nga vitet 1990, janë zbuluar rreth 5,800 ekzoplanetë që rrotullohen jashtë sistemit tonë diellor.
Nga këto, vetëm katër janë vërejtur të shpërbëhen në orbitë. Ky planet është më i afërti nga katër ekzoplanetët me sistemin tonë diellor dhe ofron mundësinë për shkencëtarët të mësojnë më shumë për ato.
Studiuesit kanë vëzhguar planetin BD+05 4868 Ab, teksa gradualisht shndërrohet në pluhur, duke lënë pas një sasi materiali me çdo orbitë rreth yllit të tij, që është e barabartë me vëllimin e malit Everest.
Planeti ka një madhësi midis Mërkurit dhe Hënës dhe ndodhet në yjësinë ‘Pegasus’, rreth 140 vite dritë larg Tokës.
Ylli BD+05 4868 Ab është, më i vogël, më i freskët dhe më pak i ndritshëm se Dielli. Ai ka rreth 70% të masës dhe diametrit të Diellit dhe rreth 20% të shkëlqimit të tij.
Planeti kryen një rrotullim të plotë çdo 30.5 orë, duke qëndruar rreth 20 herë më afër yllit sesa Mërkuri është nga Dielli.
Temperatura në sipërfaqen e planetit arrin deri në 1600 gradë Celsius për shkak të afërsisë me yllin, dhe si pasojë, sipërfaqja e tij është kthyer në magmë, një shkëmb të shkrirë.
"Ne presim që planeti të kthehet në pluhur brenda miliona viteve të ardhshme," thotë Mark Hohn, një studiues postdoktoral në Institutin Kavli për Astrofizikën dhe Kërkimet Hapësinore në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.
Ai është autori kryesor i studimit të botuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters.
Hohn shpjegoi se shpërbërja e planetit është një proces shumë i shpejtë. "Sa më shumë material që pluhurizohet, aq më shpejt ndodhin shpërbërjet," tha ai.
Materiali i sublimuar, kur ndodhet në hapësirë, ngurtësohet dhe formon grimca pluhuri të ndryshme, të cilat largohen nga planeti. Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë ende përbërjen kimike të ‘bishtit’ të planetit.
BD+05 4868 është zbuluar nga teleskopi TESS i NASA-s, i cili përdoret për vëzhgimin e ekzoplanetëve.
Aktualisht, është ende e paqartë si ky planet ka ardhur kaq afër yllit të tij. Mundësisht, ai ka qenë më parë në një orbitë tjetër, që ka ndryshuar për shkak të ndikimit gravitacional të një trupi të huaj, ndoshta një planeti tjetër.
Studiuesit planifikojnë të vazhdojnë vëzhgimet e planetit në muajt e ardhshëm, duke përdorur teleskopin hapësinor James Ëebb të NASA-s për të studiuar përbërjen e materialit të bishtit dhe për të marrë më shumë informacion rreth përbërjes kimike të ekzoplanetëve shkëmborë.
Për të kërkuar jetë në sisteme të tjera diellore, shkencëtarët përqendrohen në ekzoplanetët shkëmborë që rrotullohen rreth yllit të tyre në atë që quhet ‘Zona e Qethit të Artë’ ose zona e banueshme, që ndodhet në distancën ku uji i lëngshëm mund të ekzistojë në sipërfaqen e planetit.
"Bishti i planetit pritet të përmbajë minerale të sublimuara nga sipërfaqja ose brendësia e tij. Mund të jetë material nga thelbi i tij", thotë Hohn.
"Është një sfidë e madhe të mësosh për brendësinë e planetëve, edhe për ata në sistemin tonë diellor. Por BD+05 4868 do të na lejojë të matim drejtpërdrejt përbërjen e një planeti të ngjashëm me Tokën jashtë sistemit tonë diellor." shton ai.
