Shqipëria fiton ndaj Spanjës, Nelson Hysa: Në studio keni djem që do i keni në majat e boksit botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2025, 22:49
Në “Ora Sport” në Ora News Nelson Hysa tha se e ardhmja e boksit të Shqipërisë është shumë e mirë dhe se kemi djem për të cilët duhet të ndihemi krenarë.
Hysa: Ata djem që keni aty do të arrijnë majat e boksit botëror. Përzgjedhja e ndeshjeve, për ne është krenari që i kemi në Shqipëri ata djem, do të jemi krenarë për ta. Kam qenë i thirrur në Gostivar si i ftuar nderi dhe ata kishin një ndeshje, dhe kishin zgjedhur që të më japin mirënjohje në stadium. Ishin emocione shumë të mëdha dhe të marrësh fjalët e mira pas. Për këtë luftojmë.