Broja titullar ndaj Manchester City, Evertoni pëson dy gola pas daljes së sulmuesit kuqezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 20:22
Everton është mposhtur nga Manchester City me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku Armando Broja e nisi titullar.
Golat e fitores nga skuadra e Pep Guardiolës erdhën në fundin e takimit, pasi sulmuesi kuqezi, i cili luajti 64 minuta, ishte zëvendësuar.
Për Brojën kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar me Evertonin.
