Hoxha: Vetëm Partia Demokratike ka një program të qartë për qytetarët , socialistët po kopjojnë

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Lisandër Hoxha, komentoi mbi fushatën zgjedhore dhe situatën politike në vend, duke kritikuar qeverinë aktuale dhe duke theksuar se vetëm Partia Demokratike ka një program të qartë dhe të mirëstrukturuar për qytetarët.

"Vetëm PD ka program sepse rivali jonë socialistët jo vetëm që s'ka program por filloi të kopjonte programin e Partisë Demokratike sepse u ndje keq para qytetarëve.

Kur nuk kishte çfarë të tregonte filloi përrallat me bufin me kënetën, me zhabikët, me bunkierin dhe mbeti në retorikën e tij e cila ishte tentativë për të shmangur llogaridhënien e 12 viteve keq qeverisjeje.

Nga ana tjetër ne kemi bërë një program shumë të mirë, program rreth qytetarit. Është një filozofi politike sesi duam ne të qeveriset Shqipëria dhe cfarë qeverisje duhet të kenë shqipëtarët, në mënyrë që të ecim përpara.

Ne po përjetojmë një realitet të zymtë të shkaktuar nga Edi Rama, varfëria e cila është tema kryesore në çdo familje shqiptare sot. Përjashto rilindasit që gëzojnë gjithë pasuritë e kombit tonë për veten e tyre, pjesa tjetër janë në skamje", u shpreh Hoxha.