Alarm te Barça, Lewa lë fushën i dëmtuar…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 18:49
Ka një shqetësim të madh në Barcelonë për gjendjen e Robert Lewandowskit, si në funksion të La Ligës, ashtu edhe në Champions League, ku katalanasit do të presin gjysmëfinalen skuadrën Interit (ndeshja e parë më 30 prill dhe kthimi më 6 maj).
Sulmuesi polak në fakt u detyrua të kërkonte zëvendësim në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Celta Vigos për shkak të një problemi muskulor. Përpara se t'i hapte rrugën Gavit, Lewa u rrëzua në tokë, duke prekur pjesën e pasme të kofshës së majtë.
