VIDEO/ Egli heq unazën e martesës, e vë në...

Një ndodhi e papritur ka ndodhur pasditen e sotme në “BBVA4” ku Egli është shfaqur duke hequr unazën e martesës nga gishti.

Teksa së bashku me Rozanën bisedojnë për një tekst kënge të përgatitur nga Egli, kjo e fundit heqën unazën nga gishti dhe e vendos në varësen e saj.

Banorja befasoi me këtë veprim pasi ngriti dyshimet se unazën e martesës nuk do e mbante më.

Kujtojmë se para dy ditësh në ambientet e “BBVA4”, Egli dhe Gjestin kurorëzuan dashurinë e tyre.

Një kërkesë kjo nga ana e Gjestit të cilën produksioni e përmbushi tërësisht si dhe surprizoi me zgjedhjet e bëra.

Në këtë atmsoferë festive u bashkuan dhe ish-banorët e “BBVA4” të cilët e shijuan mbrëmjen dhe kërcyen nën tingujt e këngëve të performuara nga Remzie dhe Nexhat Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)