“Nuk do të marrësh asgjë”, aktori i famshëm zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë qindarkë nga pasuria

Regjisori i njohur, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë moderne, ka fituar një pasuri të konsiderueshme falë filmave të tij. Sipas Celebrity Net Worth, vlera e tij neto arrin në rreth 120 milionë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që ndihmojnë familjen e tyre, Tarantino ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për nënën e tij.

Në një intervistë në vitin 2021 me Brian Koppelman në podcastin “The Moment”, Tarantino tregoi për marrëdhënien e tij me nënën gjatë fëmijërisë dhe faktin që ajo nuk e ka mbështetur gjithmonë ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe regjisor.

Tarantino, i prekur nga ky qëndrim, tha se në atë moment vendosi që nëse do të bëhej një shkrimtar i suksesshëm, nëna e tij nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga suksesi i tij.“Nuk do të ketë shtëpi për ty, as pushime, as një makinë luksoze si ajo e Elvis Presley. Nuk do të marrësh asgjë, sepse e the atë që the.”

Megjithatë, regjisori pranoi se e kishte ndihmuar nënën e tij financiarisht vetëm një herë në një rast të veçantë, por ai e mbajti premtimin e tij në pjesën më të madhe. Ai gjithashtu sqaroi arsyet pas vendimit të tij: “Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve tuaj. Mos harroni, ka pasoja për tonin tuaj sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme për ta.” /TCh