Pak ditë nga operacioni në Elbasan ku iu kontrollua banesa, drejtori i Ujësjellësit Luan Tabaku thirret në SPAK
Pak ditë pasi oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle dhe në banesën e tij në Elbasan, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan (UKE), Luan Tabaku është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.
Kontrolli i BKH-së në Elbasan erdhi pas zbërthimit të bisedave nga aplikacioni e enkriptuar “Sky Ecc” në hetimin ndaj të fortit të Elbasanit Suel Çelës, ku u raportua se Prokuroria e Posaçme thonë burimet po heton tenderë publikë.
ÇFARË NDODHI ME 10 PRILL NË ELBASAN?
Oficerët e BKH nisën kontrollet në Elbasan në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.
Burimet bënë të ditur se me kërkesw të SPAK-ut, operacioni u zhvillua në bizneset e Nazif Bajramit që cilësohet dhe si person me precedent penal.
Po ashtu, mësohet se veprimet u ushtruan dhe te një tjetër biznesmen i përfshirë në aktivitetet sportive në këtë qytet.
Duket se në vëmendje kanë qenë tenderat e fituara prej subjekteve pasi burimet shtojnë se BKH mbërritën dhe në ujësjellës kanalizim ku drejtor është Luan Tabaku.
Hetimet janë drejtuar nga dy prokurorët Altin Dumani, njëkohësisht drejtues i SPAK, dhe Vladimir Mara.
Rezulton se ata po ndjekin dhe çështjen e Suel Çelës, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike, çka lë të kuptohet se operacioni është zhvilluar për këtë çështje
Edhe pse lajmi fillimisht u dha nga mediet në orët e para, partia demokratike përmes një deklarate për mediet u tha se policia e qytetit nuk kontrolloi në tregun e kontrolluar nga Suel Çela.
Vetëm dy orë pas këtij qëndrimi policia në një reagim për mediet deklaron se shpreh indinjatën për përbaltjen e punës së tyre.
“Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit” thuhet në deklaratë.
Madje shton se këto sulme sipas tyre tentojnë t’i indimidojnë për të frenuar revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie.


