DOKUMENTET/ Mjeku i skandalit tek onkologjiku vijon biznesin në klinikën e tij të re

Në korrik të vitit të kaluar, opinioni publik u trondit nga një skemë e mirëfilltë jo vetëm korrupsioni, por edhe pazari me vdekjen, siç u cilësua edhe në atë kohë, ku pacientët me tumor të onkologjikut nuk merrnin trajtimin e duhur në spitalin shtetëror, por drejtoheshin nga një grup mjekësh dhe specialistësh drejt klinikës private të doktor Edmond Gashit.

Personi i cilësuar si “truri i këtij pazari me vdekjen”, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, u vendos fillimisht në arrest shtëpie, me tre akuza, kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Por, në nëntor, GJKKO do të zbuste masën e sigurisë ndaj doktorit, i cili u la i lirë me garanci pasurore dhe iu bllokua vetëm pasaporta, për të mos lejuar udhëtimet e tij jashtë vendit.

DOKUMENTET/ Mjeku i skandalit tek onkologjiku vijon biznesin në

Në Shqipëri thuhet shpesh se “çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Në rastin e doktorit të onkologjikut zgjati plus-minus tri muaj, deri sa ai rifitoi lirinë. Në atë periudhë, mediat raportuan për skemën e përdorur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, për pasuritë që ai zotëronte, plot 13 të tilla, mes bizneseve dhe pronave të ndryshme dhe ngjarja shkaktoi reagime të forta publike dhe politike.

Por, aktualisht, ndërsa hetimet e SPAK vazhdojnë, doktori i është kthyer “biznesit si zakonisht”. Ekofin.al mëson se tashmë ka ndryshuar vetëm emri i klinikës, pasi Edmond Gashi vijon aktivitetin e tij i pa shqetësuar. Ai nuk punon më pranë klinikën “Megis”, në pronësi të tij, pasi ajo është sekuestruar, në pritje të hetimeve nga SPAK, por tashmë pranë klinikës së re “Medical Life”. Vendndodhja e klinikës nuk ka ndryshuar, vetëm emri i saj, për çështje procedurash.

DOKUMENTET/ Mjeku i skandalit tek onkologjiku vijon biznesin në

Një person nën hetim, nuk është i dënuar dhe gëzon prezumimin e pafajësisë. Por, sa etike, sa morale dhe sa normale është që ky doktor të vijojë të bëj “punët e tij”, për të cilat është aktualisht nën akuzë dhe hetim për krijimin e një skemë të mirëfilltë me qëllime përfitimi dhe abuzimi me detyrën?

Pas skandalit, Ministrja e Shëndetësisë, deklaroi ndër të tjera se do të kishte një hetim administrativ për rastin, do të ndryshohej ligji për Urdhrin e Mjekut dhe doktorët që gjendeshin me shkelje do të nxirreshin jashtë sistemit shëndetësor. Sot, ndërsa po mbushet gati një vit nga ekspozimi i skandalit, ekofin.al konsultoi regjistrin e mjekëve, pjesë e Urdhrit të Mjekut dhe rezulton se Edmond Gashi figuron ende pjesë e tij (pra nuk është jashtë sistemit), ndërkohë që vijon i pashqetësuar privatisht biznesin në klinikën e tij të re, me emër të ri.

DOKUMENTET/ Mjeku i skandalit tek onkologjiku vijon biznesin në

/Marre nga "ekofin.al"