Fati tragjik i turistes britanike! Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë që solli si pasojë vdekjen e shtetases angleze Rebecca Gannon.

Rasti i humbjes së jetës së Rebecca Gannon u trajtua në media ku u vu në dukje pikërisht tema e hetimeve të dobëta dhe të paplota.

Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të plotësojë hetimet për Kushovën, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /BW