Shella: Roli i medias është jashtëzakonisht i rëndësishëm në një demokraci

Gerti Shella, kreu i Infoçip në një intervistë në Ora News u shpreh se roli i medias është jashtëzakonisht i rëndësishëm në një demokraci.

Shella: Jashtë informimit të qytetarëve pra të atyre që shkojnë të votojnë dhe rrjedhimisht aktivizojnë mekanizmin demokratik, nuk ka demokraci.

Që do të thotë se roli i medias e cila amplifikon mesazhin e informacionin është jashtëzakonisht i rëndësishëm në një demokraci.

Padiskutim edhe ligjet, pra kuadri ligjor parashikon ose garanton hapësirë të mjaftueshme që gjatë kohës së një fushate zgjedhore, media të jetë vija e parë dhe e fundit garantuese e interesit publik.

Them vija e parë pasi mesazhi i politikanit apo oferta politike amplifikohet në çdo votues përmes mjeteve të komunikimit masiv.

Unë mendoj se media është duke e kryer mirë funksionin e vet.