Aksioni për zhurmat e lokaleve/ Jahaj: Kemi në të gjithë Tiranën kantiere ndërtimi që ofrojnë ndotje akustike
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 09:54
Enri Jahaj nga shoqata e bareve dhe restoranteve në një intervistë në Ora News u shpreh se ne jetojmë në ndotje akustike.
Jahaj: Nuk është në disa zona të caktuara të Tiranës, jemi në të gjithë Shqipërinë që kemi ndotje akustike kudo.
Që do të thotë që nga rrugët, që në mëngjes që fillojnë ato boritë që bien pa pushim.
Ne jetojmë në ndotje akustike pastaj se si ne duam të bëjmë këtë përshkallëzim të ndotjes akustike apo këtë frenim të kësaj ndotje nuk mendoj se është thjesht bar restorantet apo klubet e natës.
Vëmendjen e marrin pasi është ajo pjesa më delikate dhe më e cënueshme.
Ne kemi sot në Tiranë gjithë ato kantiere ndërtimi të cilat punojnë ditë natë.
A ofrojnë ato ndotje akustike nuk besoj se ofron askush tjetër.
