'Plas' në Superiore/ Lojtarët e klubit që rrezikon rënien nga kategoria nuk dalin në stërvitje, priten masa e pezullime

Lojtarët e Laçit nuk stërviten prej ndeshjes së fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Njoftohet se ditën e sotme do të zhvillohet edhe një takim ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda.

NJOFTIM

Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet.

Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë.

Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda.

Takimi do mbahet me dyer të mbyllura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)