Marta Kos: BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 18:12
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos deklaroi se BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kos u shpreh se zgjerimi është mjeti më i mirë për ta arritur.
“BE-ja mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi i qartë nga diskutimet e sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme me ministrat e rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së. Zgjerimi mbetet mjeti ynë më i mirë për të arritur këtë qëllim politik dhe të sigurisë”, shkruan Kos.