Zbulohet magazinë dro*e mes Toskanës dhe Lombardisë, sekuestrohen 27 kg ko*ainë dhe marij*anë, arrestohet shqiptari
Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Guardia di Finanza me akuzën e mbajtjes së drogës me qëllim shpërndarjeje, pas një operacioni të zhvilluar mes rajoneve të Toskanës dhe Lombardisë, raportojnë mediat italiane.
Në një apartament të ndodhur në një zonë të izoluar në Caselle Lurani (në provincën e Lodi), janë sekuestruar mbi 15 kilogramë kokainë dhe 12 kilogramë marijuanë, që ishin destinuar për tregjet e shpërndarjes në veri dhe qendër të Italisë.
Vlera e përllogaritur e drogës në treg arrin në rreth 600 mijë euro.
I dyshuari, i cili kishte precedentë penalë për çështje të ngjashme, ishte ndjekur nga forcat e Guardia di Finanza nga Toskana deri në Lombardi.
Ai u ndalua pasi u ndoq me makinë nga policia, të cilët më pas ushtruan kontroll edhe në banesën ku ai ndodhej.
Brenda apartamentit, i shndërruar në magazinë droge, u gjetën: 20 pako me kokainë, 13 qese celofani me marijuanë, tre telefona celularë, 37 mijë euro para cash, si dhe pajisje për paketim dhe peshim droge.
Të gjitha materialet, së bashku me drogën dhe paratë, u sekuestruan. Gjykata e Lodi-t ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin.
