Pasardhësi i Luka Modric tek Real Madrid vjen nga Seria A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 16:45
Real Madridi po vazhdon të ndjekë mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders, ndërsa kërkon të forcojë mesfushën në merkaton e verës.
Sipas “Tuttosport”, Florentino Perez po e shtyn klubin të nënshkruajë me 26-vjeçarin pasi ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të Luca Modric.
Reijnders ka qenë një nga më të mirët e kuqezinjve në një sezon të vështirë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asiste në 46 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.
Objektivi tjetër për mesfushën është ylli i Real Sociedad, Martin Zubimendi.
Milani mund të detyrohet të shesë disa nga yjet, nëse nuk do të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.
