Jeta e një kuzhinieri në Gjermani, Xhulio Hackaj: Gatimi është një sfidë më vete
Xhulio Hackaj, me profesion shef kuzhine në një restorant në Gjermani në studion e lajmeve në “Ora News” rrëfeu vështirësitë e një emigranti shqiptar për t’u integruar në shoqërinë gjermane.
Xhulioja njihet për sekretin e recetës së tij fitimtare në përgatitjen e picave, një specialitet ky i italianëve.
“Unë jam kuzhinier prej 20 vitesh dhe gatuaj ushqime kineze dhe japoneze, por kuzhina e preferuar e imja është ajo italiane.
Kam bërë shumë ushqime që nuk i gatuan askush të paktën në Frankfurt.
Ne jemi rritur me peshk dhe mish, pasi jemi rracë kasapësh ndaj gatimi ka qenë gjithmonë pjesë e familjes time.
Pastaj kalova këtej nga Gjermania dhe si gjithë shqiptarët kemi shkuar dhe kemi ardhur, por tashmë jam vendosur këtu pasi kam krijura familje me 4 fëmijë. Gruan e kam gjermane, dhe natyrisht jeta është këtu”, u shpreh ndër të tjera shefi i Kuzhinës Xhulio Hackaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KUZHINIERIN SHQIPTAR XHULIO HACKAJ

