Gjermani/ Merz do të marrë detyrën si kancelar më 6 maj, ‘qeveria duhet të formohet...’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 19:02
Emërimi i Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë nga Parlamenti Federal do të bëhet në datën 6 maj.
Sipas burimeve lokale, dy partitë e koalicionit qeverisës CDU dhe SPD kanë rënë dakord për këtë datë.
Pas arritjes së marrëveshjes midis dy palëve për të drejtuar vendin, kancelari i ri i Gjermanisë Friedrich Merz, deklaroi se qeveria duhet të formohet në ditët e para të muajit maj.
