Erdogan: Izraeli është bërë një shtet problematik për rajonin, rrezikon stabilitetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 18:04
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e ka quajtur sot Izraelin si një vend problematik ku sipas tij, rrezikon stabilitetin në rajon.
Erdogan theksoi se sulmet izraelite në Siri dhe Liban, bëhen një pengesë në luftimin e Shtetit Islamik.
"Izraeli po kthehet në një vend problematik që kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit, veçanërisht me sulmet e tij ndaj Libanit dhe Sirisë" dhe se "sulmet e Izraelit po pengojnë përpjekjet për të luftuar Shtetin Islamik", tha Erdogan.
Më tej Erdogan u zotua se do të mbrojë integritetin territorial të Sirisë.
