Pas turneut në Zalandën e Re, Dua Lipa shfaqet në Londër me të fejuarin e saj, Callum Turner
Ajo sapo ka mbërritur në Londër, pasi përfundoi pjesën e Zelandës së Re të turneut të saj Radical Optimism.
Dhe duket se ajo nuk humbi kohë për t'u ritakuar me të fejuarin e saj Callum Turner, ndërsa postoi një seri fotosh të ëmbla gjatë takimit në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja 29 vjeçare dhe i dashuri i saj 34 vjeçar, dukeshin të dashuruar si gjithmonë, me një foto të adhurueshme që tregon Callum duke i dhënë një puthje në faqe ndërsa pozonin në një restorant komod.

Me fytyrë të shkëlqyeshme dhe të freskët, Dua u vesh shumë thjeshtë me një bluzë jeshile dhe xhinse klasike blu, ndërsa shfaqte unazën e saj verbuese të fejesës me diamant.
Një tjetër moment romantik kapi hijet e tyre të ngjeshura në trotuar, e ndjekur nga një foto e qetë e këmbëve të tyre ndërsa merrnin diellin në një stol parku.

