''Armiq'' për ujdi tregtare/ Adili: Trump i prirur që politikën e trajton më shumë si biznes
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 18:14
Pedagogu, Bekim Adili në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Trump është I prirur që politikën ta trajtojë më shumë si biznes.
Adili: Në këto ditë dinamike të politikës botërore që po ndodh është vështirë për analizë reale, aq më shumë mbi një luftë në shumë dimensione që Trump po i shpall gjeopolitikës.
E dimë që burimi i të gjithë konflikteve por edhe aleancave të politikës ndërlidhen absolutisht me interesat ekonomike.
Donald Trump dihet që është i prirur që politikën ta trajtojë më shumë si biznes, këtë e ka dëshmuar edhe në mandatin e parë dhe tanimë këto lloj politikash radikale po trondisin botën edhe në aspektin ekonomik.
Sot edhe BE i është kundërpërgjigjur po me të njëjtat masa në një farë mënyrë, një aleat shekullor me SHBA.
