Shkon në 113 numri i viktimave nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2025, 15:29
Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane. Mes viktimave janë edhe dy ish-lojtarët e basketbollit të Major League.
Ndërkohë të paktën 155 persona kanë mbetur të plagosur. Në klubin ikonë të natës ishim më shumë se 300 persona. Çatia u shemb rreth orës 1:00, mëngjesin e së martës gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij.
Nuk dihet ende shkaku që çoi shembjen e çatisë. Mëngjesin e kësaj të mërkure familjarët e personave të mbetur nën rrënoja u mblodhën në vendin ku u shënua ngjarja tragjike me shpresën që të afërmit e tyre të nxirren të gjallë.