Merr flakë shtëpia e të moshuarve në Kinë, regjistrohen 20 viktima

Të paktën njëzet persona humbën jetën  kur një zjarr shpërtheu në shtëpinë e të moshuarve në veri të Kinës ,   njoftoi të  agjencia  zyrtare e lajmeve Xinhua.

Zjarri shpërtheu në Chengde, provinca Hebei  sipas  mediave vendase.

Të tjerë të moshuar janë dërguar në një spital aty pranë për vëzhgim dhe trajtim më të specializuar.

Sipas informacioneve të raportuara nga Xinhua, po hetohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.