Spanja rrit me 2.08 miliardë euro shpenzimet për mbrojtjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 20:48
Qeveria spanjolle njoftoi sot se do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen me 2.08 miliardë euro në vitin 2025.
Ky fond do t’i jepet Ministrisë së Mbrojtjes, për të mbuluar kontratat aktuale të blerjes së pajisjeve ushtarake.
Zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Pilar Alegria, tha se ky vendim është pjesë e angazhimit të Spanjës ndaj aleatëve të saj në NATO, për të arritur objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2% të PBB-së.
