VIDEO/ Aurela Gaçe 'shkund' çerekfinalen e "BBVA4", atmosferë elektrizuese në studio

Në një nga momentet më të paharrueshme të çerekfinales së 'Big Brother VIP Albania 4', e ftuara speciale ishte një nga këngëtaret më të dashura dhe më të papërsëritshme të muzikës shqiptare, Aurela Gaçe.

Me prezencën e saj të veçantë dhe energjinë pozitive që ka gjithmonë, ajo krijoi një atmosferë electrizuese që nuk mund të kalonte pa e ndier çdo person në shtëpi.

Si fillim, Rozana Radi, e njohur për energjinë dhe pasionin në skenë, nuk mundi t’i rezistonte ritmit dhe nisi të kërcente.

Ky moment solli gëzim dhe një atmosferë ndryshe te të gjithë banorët, opinionistët dhe publiku.

Pas Rozanës, të gjithë të tjerët nisën të kërcenin pa ndalur.

Aurela Gaçe arriti ta bëjë gjithçka më të veçantë, duke e transformuar cerekfinalen në një spektakël të paharrueshëm.