Plazhi i Ulqinit do i jepet një kompanie për 90 vjet! Çapuni: Ka hasur në mos miratimin e komunitetit lokal
Deputeti në Malin e Zi, Ilir Çapuni në një intervistë në Ora News u shpreh se ideja për të dhënë plazhin e Ulqinit në menaxhim një kompanie për 90 vjet ka hasur në mos miratimin nga komuniteti lokal.
Çapuni: Interesimin e madh për plazhin e madh të Ulqinit, madje kanë bërë edhe një koncept vizioni të cilin e kanë prezantuar.
Dhe në këtë vizion pra parashikohet që i gjithë plazhi i madh që i bie 20 milionë metra katrorë, 10 km plazh do ti jepet në menaxhim kësaj kompanie për 90 vjet.
Kjo normalisht bie ndesh me të gjitha planet strategjike, planet e rregullimit hapësinor, planet për mbrojtjen e natyrës.
Kjo ka hasur në një lloj mos miratimi nga komuniteti lokal duke nga këshilli bashkiak i Ulqinit i cili në dy sesionet e veta ka dhënë mendim negativ për një përfshirje të tillë në tërë territorin.
