Formimi i qeverisë së Kosovës/ Canaj: Flitet që ka një koalicion mes Kurtit dhe Limajt
Ish-diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se flitet se është arritur një koalicion për formimin e qeverisë në Kosovë mes Kurtit dhe Limaj.
Canaj: Është e qartë, meqenëse Kurti nuk i ka numrat që ta bëjë qeverinë vetëm, atëherë detyrimisht ai duhet që ti ftojë edhe partitë opozitare liderët e të cilëve i quante hajvan, etj.
Në krahun tjetër tanimë është bërë e qartë që një koalicion në mes të Kurtit dhe Limajt ekziston.
Madje flitet edhe për dikastere të ndara.
Në mes tyre ku prsh thuhet që ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Infrastrukturës do ti shkojë Limajt.
Ndërsa si duket këto taktikat politike të Kurtit më shumë po bëhen që ta masë veten se si do ia bëjë pastaj vitin e ardhshëm kur vihet çështja e presidentit
