Italia sugjeron shtyrjen e kundër-tarifave të BE-së për importet e aluminit dhe çelikut nga SHBA
BE-ja duhet të shqyrtojë shtyrjen e tarifave kundër importeve të aluminit dhe çelikut nga SHBA , që do të hyjnë në fuqi më 9 prill, tha të hënën Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani .
“Mund të mendojmë t’i shtyjmë për 30 prill, por sigurisht që nuk i kundërshtojmë”, tha Tajani.
“Ne do të mbështesim komisionerin e tregtisë së BE-së Maros Sefcovi, kjo është e qartë. Le të shohim nëse mund t’i shtyjmë ato me disa javë për të pasur më shumë kohë për dialog.”
Komentet e Tajanit erdhën pas paralajmërimeve të kryeministrit italian Giorgia Meloni dhe anëtarëve të tjerë të shquar të qeverisë italiane kundër vendosjes së tarifave hakmarrëse ndaj SHBA-së.
“Një luftë tregtare do të ishte vdekjeprurëse ose SHBA si dhe për Evropën dhe ne duhet të mbrojmë eksportet dhe sistemin tonë industrial dhe për këtë qëllim, është e nevojshme të negociojmë me SHBA-në dhe Evropa duhet ta bëjë këtë në mënyrë të bashkuar.”
Ai shtoi se në mënyrë ideale, SHBA dhe BE duhet të gjejnë një marrëveshje mbi tarifat zero nga të dyja palët.
“Një hap i ndërmjetëm mund të jetë një ulje me 10% e tarifave të SHBA. Brenda një Evrope të bashkuar, Italia mendon se është e mundur të punohet drejt një shtyrjeje të kundërmasave evropiane, që do të thotë një listë e ngrirë e kundër tarifave.
Ai tha gjithashtu se udhëtimi i Melonit në Uashington, i cili ka gjasa të ndodhë në një afat të shkurtër, do të ndihmojë në negociatat mes Evropës dhe SHBA-së.
“Shpresoj se mund të jetë e dobishme; të gjitha qeveritë evropiane duhet të bindin SHBA-në që të ketë një qëndrim më pajtues. Më pas do të jetë Komisioni ai që do të negociojë,” tha Tajani.

