Rënia e aksioneve mund të nxisë ekonominë globale drejt një recesioni
Shumica e indekseve kryesore të aksioneve shënuan sot një rënie – pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk tregoi asnjë shenjë të lehtësimit të luftës së tij tregtare globale – ndërkohë që yield-et e thesarit të SHBA-së u rikuperuan, sipas “Reuters”.
Bashkimi Evropian propozoi kundërtarifa, ndërsa Trump kërcënoi se do të shtonte një tarifë tjetër prej 50% për importet e SHBA-së nga Kina – nëse Pekini nuk tërhiqte tarifat hakmarrëse prej 34% te njoftuara javën e kaluar.
Aksionet amerikane u luhatën mes humbjeve të mëdha dhe fitimeve gjatë javës, ndërsa investitorët raportuan ndryshimet e indekseve në lidhje me tarifat.
Që kur Trump prezantoi tarifat gjithëpërfshirëse – aksionet regjistruan një rënie të ndjeshme – ndërsa investitorët kanë rritur shqetësimet se kjo mund të rrisë inflacionin dhe të nxisë ekonominë globale drejt një recesioni.
Indeksi i paqëndrueshmërisë “Cboe” u rrit në 46,98 – më i larti që nga prilli 2020.
Tregtarët thonë se rreziku në rritje i një recesioni mund ta nxisë Fed – të ulë normat e interesit që në maj.
Rritja e kostove do të ushtrojë gjithashtu presion mbi marzhet e fitimit të kompanisë, pasi sezoni i raportimit të fitimeve në SHBA nis këtë javë.
Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë raportet se Trump po shqyrton mundësinë e një pauze 90-ditore të tarifave për të gjitha vendet – përveç Kinës, duke i quajtur ato “lajme të rreme”.
Yield-et e thesarit u rritën nga optimizmi se disa vende mund të negociojnë një marrëveshje me Trump për të shmangur tarifat.

