Luftimet në Mianmar nuk “pyesin” për fatkeqësi natyrore
Në Mianmar janë raportuar luftime, pavarësisht situatës së tërmetit. Që nga e premtja, ushtria kishte kryer të paktën 14 sulme që nga armëpushimi, sipas raporteve të marra nga zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ushtria akuzoi dy grupe rebele në aleancën që shpallën një armëpushim për kryerjen e sulmeve. Një grup tha se luftimet shpërthyen në përgjigje të “ofensivave” të ushtrisë.
Gjeneral Major Zaw Min Tun, zëdhënës i këshillit ushtarak lëshoi një deklaratë të përgjithshme duke thënë se do të përgjigjen nëse bazat ushtarake sulmohen pa arsye.
Një zëdhënës i ushtrisë nuk iu përgjigj kërkesës së BBC Burmese për koment. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk kërkoi “një ndalim të të gjitha operacioneve ushtarake” dhe një fokus “në ndihmën e të prekurve nga tërmeti, si dhe sigurimin e aksesit të papenguar në organizatat humanitare” pas tërmetit 7.7 ballë të 28 marsit.
Një luftë civile ka vazhduar midis juntës, e cila mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021 – dhe milicive etnike dhe forcave të rezistencës në të gjithë vendin.
Këshilli ushtarak shpalli një armëpushim 20-ditor më 2 prill, pasi aleanca e përbërë nga tre grupe rebele kishte shpallur një.
Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar u rrit në 3,564 të hënën, sipas mediave shtetërore. 5012 persona të tjerë u plagosën dhe 210 persona mbeten të zhdukur.

