VIDEO/ Luana Vjollcës 'i merret' goja 'live', moderatorja: Fajin e ka...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 22:01
Moderatorja bukuroshe e "Ferma VIP", Luana Vjollca, ka sjellë një moment gazmor në transmetim live, kur pas rikthimit nga publiciteti, u vu re që i ishte marrë pak goja.
E njohur për energjinë dhe sharmin në skenë, Luana nuk ngurroi të zbulojë shkakun e këtij “incidenti” me shumë të qeshura.
“Luana, pse pi ujë në prapaskenë dhe të merret goja kur futesh në skenë?”, tha ajo me humor, duke ia hedhur fajin ujit që kishte pirë pak minuta para rikthimit në studio.
