Mundësi e dytë për Machine Gun Kelly? Megan Fox po rishikon lidhjen me reperin pas lindjes së vajzës së tyre

Megan Fox duket se është në humor shumë të mirë, gati dy javë pasi solli në jetë vajzën e saj me Machine Gun Kelly. Sipas një raporti të ri, aktorja ndihet e rifreskuar dhe paksa e lodhur pas lindjes, aq sa thuhet se po rishikon marrëdhënien e saj me reperin.

“Meghan e ka kthyer plotësisht veten në amësi. Ajo e donte kur fëmijët e saj ishin të vegjël dhe e humbi aq shumë atë fazë," tha një burim i brenshëm për Us Weekly. 

Aktorja 38-vjeçare u bë nënë për herë të parë në vitin 2012 kur ajo kishte Noah me bashkëshortin e atëhershëm Brian Austin Green. Më pas erdhën në jetë, Bondi në 2014 dhe Journey në 2016. Një tjetër person nga ambienti i saj shtoi se shoqet e saj nuk e kanë parë kaq të lumtur prej vitesh dhe se po 'shkëlqen' këto kohë.

Sipas të njëjtit person: Ndryshimi në sjelljen e Kellyt është gjithashtu i dukshëm. Meghan ka vënë re se energjia e tij është ndryshe, pamja e tij është ndryshe, aura e tij ka ndryshuar. Ajo ndihet sikur kjo foshnjë ishte pikërisht ajo që i duhej, dhe shpreson që të zgjasë. Ai kujdeset për të dyja, është i pranishëm. E gjithë kjo disi ndryshon mendimin e saj për të dhe nëse ka një perspektivë për një të ardhme të përbashkët.

Të dy filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe u fejuan në vitin 2022, por thashethemet për ndarje u përhapën vitin e ardhshëm. Në mars 2024, Megan Fox konfirmoi se lidhja e tyre kishte mbaruar dhe fejesa e tyre kishte përfunduar. Edhe pse ata bënë disa paraqitje së bashku më vonë dhe zbuluan në nëntor 2024 se ishin në pritje të një fëmije, lidhja e tyre u prish përgjithmonë gjatë fundjavës së Falenderimeve. Raportimet thonë se Megan Fox gjeti mesazhe në celularin e tij që kishte shkëmbyer me femra të tjera.