VIDEO/ Loredana nuk ia përton Eglit: E pacipë, mos fol nëpër cepa

Ditën e sotme një përplasje e ashpër njëkoëhësisht dhe e papritur ka ndodhur mes Loredanës dhe Eglit.

Loredana u shpreh se banorja ka qenë e kamufluar për pjesën e fjalorit, pasi ajo thotë llafe turpi.

Ndërsa Egli i sugjeron asaj që t’i shijojë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi edhe pak ditë e mbaron reality show.

Mirëpo kjo përplasje i befasoi ndjekësit pasi së fundmi vajzat shpesh herë janë parë të shoqëruara bashkë.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: Mundohet të bëjë disa meme me zor se e pa që ato ka.

Loredana: O Egli ngrije zërin, lëshoje. O do flasë tamam, se nëpër cepa mos më fol.

Gjesti: Çfarë cepi? Këtu midis të gjithëve.

Loredana: Fol me zë të lartë, të dëgjoj. Fol moj, se ato llafet e turpit i thua, i bërtet.

Egli: Ke të drejtë kam folur shumë llafe turpi.

Loredana: Nuk jam mësuar me fjalor të tillë, mbrëmë ça nuk the, prapë vazhdove. Ke qenë e kamufluar dhe për pjesën e fjalorit, nxirre moj.

Egli: Mirë shpirt.

Loredana: Je vajzë e tillë, e ke treguar, nxirre deri në fund moj shoqe.

Egli: Të kam zemër.

Loredana: O shpirt.

Egli: Faleminderit. Hidhu në pishinë tani, freskohu pak, dil prapë e merr rreze dielli. Natën e mire.

Loredana: Atë hall më qan ti mua, shumë mirë. Fillo e qaj hallet për veten tënde, për atë cipën që ke në surrat.

Egli: Mbaroi Big Brother shpirt.

Loredana: Mami, babi, jam me kokën lart.

Egli: E le burri jot e nis ti, se të pacipë jeni të dy.

Loredana: Unë të paktën dal me karakter para të gjithëve e them mami, babi, kështu është puna.

Egli: Nuk më intereson se ça ke bërë, as mami dhe babi jot, natën e mire.

Loredana: Ti përdor kartën e mamit dhe babit e bën fëlliqësirat më të mëdha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)