VIDEO/ Atletico Madrid fiton në “frymën e fundit” ndaj Sevillas

Pas humbjes së Realit dhe ndalesës së Barcelonës, Atletico Madrid ka arritur të rikthehet në rrugën e fitoreve.

Skuadra e Diego Simeones mori një triumf spektakolar 2-1 me përmbysje ndaj Sevillas.

Ishte një ndeshje e nisur në malore nga Los Colchoneros, pasi vendasit do të zhbllokonin ndeshjen që në minutën e 7-të me Agoume.

Julian Alvarez do të vendoste baraspeshën në minutën e 25-të me 11-metërsh.

Kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Pablo Barrios shënoi golin e fitores për Atleticon.

Ekipi i Simeones shkon në kuotën e 60 pikëve, 3 më pak se Reali dhe 7 më pak se Barcelona kryesuese.