Superiorja/ Bylis triumfon ndaj Vllaznisë, Skënderbeu thyen Laçin
Gara për mbijetesë sa vjen dhe bëhet më interesante në Kategorinë Superiore. Bylis mori një fitore jetike, pasi mposhti minimalisht 1-0 në shtëpi Vllazninë.
Ballshiotët iu falën golit të shënuar nga Victor Da Silva, për të marrë 3 pikë të arta.
Shkodranët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 24-t, pasi Melos Bajrami u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë sukses, Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia duket në një krizë rezultatesh dhe mban vendin e tretë me 52 pikë.
Fitore Skënderbeu triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Laçit, në një “finale” për mbijetesën.
Dopieta e shënuar nga sulmuesi Bismark, i dha triumfin juglindorëve, ndërsa për kurbinasit, golin e vetëm e shënoi William Cordeiro Melo.
Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Laçi zbret i parafundit me 33 pikë.

