Darkë speciale te Juventusi, lojtarët i premtojnë Tudorit kualifikimin në Champions
Puna e Igor Tudorit po përqendrohet në fushë, por jo vetëm. Misioni “Liga e Kampioneve” për Juventusin është shumë delikat dhe i rëndësishëm, prandaj po provohet çdo mundësi për të bashkuar grupin dhe për të luftuar në çdo front.
Madje është zhvilluar edhe një darkë skuadre në restorantin e Bonuçit, i cili ndodhet vetëm pak hapa larg selisë bardhezi.
Pa angazhime në mesjavë, trajneri kroat ka thirrur futbollistët, të cilët janë përgjigjur të gjithë, përfshirë Gatin, i cili është i lënduar dhe ka ardhur me paterica, për të kaluar kohë së bashku edhe larg fushave dhe për të krijuar grupin.
Objektivi është për të rikthyer atë afërsinë mes njëri-tjetrit që bëhet thelbësore për të përballuar më mirë tetë ndeshjet e fundit.
Përveç Tudorit, i cili ka paguar faturën, ka qenë gjithashtu stafi teknik, por jo drejtuesit, si dëshmi e dëshirës për një takim kryesisht sportiv dhe të orientuar për të përballuar sa më mirë një sfidë kyçe si ajo kundër Romës.
Sa i përket menysë, nga restoranti Bonuçit nuk ka dalë asnjë informacion, edhe pse është e lehtë të imagjinohet se ka qenë një menu me peshk.
Gjithçka është sekret, përveç dëshirës së grupit të Juves për të arritur vendin e katërt.
Në këtë darkë, lojtarët bardhezi janë përpjekur të kalojnë sa më mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të premtojnë njëzëri se Championsi do të arrihet me çdo kusht.
