''Zemërimi i Trump është më shumë spektakël'', Krisafi: Presidenti i SHBA, më i inatosur me Zelenskyn se me Putin
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 17:42
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi në një intervistë në Ora News u shpreh se presidenti i SHBA, Trump duket se është më shumë i inatosur më Zelenskyn se sa me Putinin.
Krisafi: Duket se për momentin zemërimi i Donald Trump është më shumë spektakël.
Pra është një mënyrë për të bërë deri diku një lloj presioni ndaj Rusisë dhe ndaj Putinit.
Por nuk është një zemërim i vërtetë sepse gjuha që përdori nuk ishte gjuha e dikujt që është i zemëruar nga mënyra se si po shkojnë negociatat si po zvarriten nga ana e Rusisë.
Duket se ishte më i inatosur me Zelenskyn që nuk po arrinte të firmoste marrëveshjen për mineralet se sa me Putinin që po i zvarriste sa më shumë negociatat për paqen.
